VIDEO / Goli i katërt dhe kryesim për Bakajn, shënon sapo futet në fushë Gavazaj

Elis Bakaj vazhdon të shënojë rregullisht në kampionatin bjellorus të futbollit në këtë fillim sezoni, duke ndihmuar Shakhtor Soligorsk të konfirmohet si një pretendente e fortë për titullin në këtë edicion. Sulmuesi shqiptar po gjen rrugën e rrjetës me rregullsi të admirueshme dhe ka qenë ai një nga protagonistët në suksesin e sotëm 3-0 përballë Dinamo Minsk.

Bakaj ishte si gjithmonë titullar dhe përtej një ndeshje të mirë të zhvilluar prej tij, gjeti rrjetën në minutën e 74-të të takimit me penallti. Si për ironi të fatit, vetëm pak çaste pasi në fushën e lojës në radhët e ekipit kundërshtar ishte aktivizuar Enis Gavazaj, i cili iu bashkua pak muaj më parë skuadrës në kampionatin bjellorus.

Ky ishte goli i katërt në 8 ndeshje për Bakajn, i cili ndihmoi ekipin e tij të kthehej përsëri në kreun e renditjes së kampionatit duke u konfirmuar si një prej protagonistëve kryesore për klubin e tij. /vipsport.al/