VIDEO / Goleadë në Kupën FA, Mançester Siti i Guardiolës shkruan historinë në Angli

Skuadra e Mançester Sitit sot ka shkruar emrin si e para në historinë e futbollit anglez për meshkuj që mbyll sezonin me tre trofetë kombëtarë të fituar. Ekipi i Guardiolës ka mundur me shifrat 6-0 Uotfordin në finalen e Kupës FA, duke ia bashkuar atë trofeut të Premier Ligës dhe atij të Kupës së Ligës, si askush tjetër më përpara.

Ka qenë një sukses i merituar në një ndeshje të dominura nga fillimi e deri në fund, që lehtësisht mund të mbyllej me një rezultat më të thellë pasi golat e David Silva, Sterling (3), De Bryjn dhe Gabriel Zhezus kanë shkatërruar kundërshtarët me lehtësi dhe kanë barazuar shifrat rekord me të cilat Bëri mundte Derbin në vitin e largët 1903.

Ndërkohë, kjo ndeshje futi Mançester Sitin në një tjetër dimension të futbollit anglez, pasi skuadra në fjalë regjistroi suksesin e 50 në ndeshje zyrtare në një edicion, si askush tjetër më parë në këtë vend. /vipsport.al/