VIDEO/ Fjalimi që riktheu titullin te Partizani, Gega: Keni një vit që djersini, luani për familjet

Skënder Gega si trajner, arriti të rikthente te Partizani titullin kampion që mungonte prej 26 vitesh, titull të cilin e fitonte në kohën që luante edhe si futbollist. Derbi me Tiranën në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ ishte ndeshja në të cilën u vendos titulli duke mundur bardheblutë me rezultatin 2-1.

Nëpërmjet një videoja të postuar në ‘Facebook’, faqja zyrtare e Partizanit ka zbuluar fjalimin të cilin trajneri Gega ka mbajtur para se të niste takimi. Ai kërkonte nga skuadra kujdes maksimal në mbrojtje duke qenë se ishte shi dhe mund të vështirësohej puna për Alban Hoxhën.

“Çdo goditje karshi Albanit, duhet të shoqërohet nga ju. Labi, Lumi, Belica dhe sulmi të ndihmoni Albanian, mos ne lini vetëm. Është shi dhe rrëshqet topi, kujdes. Mos u merrni me arbitrin, as anësorin, as të katërtin e as të shtatin. E kemi kapitenin dhe kur të jetë puna ai do  të shkojë të flasë. Dakord çuna? Keni një vit që punoni, djersini, sakrifikoni. Keni ardhur me meritë, luani për veten tuaj, për ekipin, për tifozët dhe për familjen”, tha Gega para ndeshjes. /Erjon Allaraj-VipSport.al/