(VIDEO) Festë madhështore e Partizanit / Këngë, hare dhe kore ultrasish. Të kuqtë priten si heronj

Klubi i Partizanit ka festuar sot trofeun e shumëpritur të titullit kampion me një festë madhështore në kryeqytet. Klubi kishte premtuar një festë të madhe dhe ashtu ka qenë me sheshin Nenë Tereza që ishte kthyer në një skenë gjigante për të pritur të kuqtë.

Fillimisht turmën e entuziazmuan këngëtarë të ndryshëm, me emra si Kasto Ziso e Aleksandër Gjoka të cilët kënduan disa nga hitet e tyre, ndërsa më pas në skenë u ngjitën edhe përfaqësues të “Ultras Guerrils” të cilët filluan koret e tyre të shumta.

Më tej, radhën e kishte vetë ekipi kampion, i cili u prit në mënyrë spektakolare me rreshta me fishekzjarrë që pritën autobusin për t’i dhuruar një paradë të jashtëzakonshme stafit dhe lojtarëve të cilët mes entuziazmit u ngjitën në skenë për të filluar një festë madhështore duke u kthyer edhe ata në ultras të vërtetë. /vipsport.al/