VIDEO / Eriksen i sigurt: Totenhem në finalen e Champions falë… Interit

Nëse të gjithë mendojnë se tre golat e Lukas Moura janë ato që shtynë Totenhemin drejt mrekullisë në Ligën e Kampioneve, për mesfushorin Kristian Eriksen ndeshja dhe goli më vendimtar i këtij sezoni historik është ai ndaj Interit në “Uembli”.

Në një intervistë të dhënë-për faqen e klubit, futbollisti është ndalur te ecuria mbresëlënëse e skuadrës së Poçetinos dhe argumenton se ndeshja e fituar 1-0 me golin e tij në minutën e 80 bëri diferencën dhe ishte thelbësorja për rrugëtimin e mëtejshëm të ekipit.

“Aksioni i golit nisi nga e djathta, Sisoko pasoi te Dele Alli dhe aty mendova ‘a do ta gjuajë apo pasojë?’. Për fat më pa nga ana tjetër dhe më kaloi topin. Dukej sikur të gjithë ishin në fushë duhej të gjuaja lart për të shënuar. Kisha fat, por shkoi gjithçka mirë.

Ai ishte momenti perfekt për të shënuar, me shumë mundësi ishte rasti i fundit i ndeshjes dhe ishte thelbësore që siguruam ato 3 pikë për të ruajtur shanset që kishim për të kaluar grupin. Ai gol ka bërë diferencën në rrugëtimin tonë”, tha Eriksen. /vipsport.al/