VIDEO/ Endri Çekiçi i pandalshëm në Slloveni, këtë radhë shënon dygolësh

Endri Çekiçi nuk di të ndalet në Slloveni dhe sot ka arritur të realizojë një dygolësh me fanellën e Olimpija Ljubljanës. Sulmuesi pogradecar ka qenë vendimtar në fitoren që skuadra e tij arriti të merrte në transfertë me përmbysje, duke qenë se ka shënuar dy gola duke përmbysur rezultatin për t’i dhënë skuadrës së tij një fitore 1-2

Rudar ka kaluar në avantazh në minutën e 24 të takimit, ndërkohë që Olimpija ka barazuar në pjesën e dytë ku Çekiçi ka lëvizur mirë në mbrojtje dhe ka mposhtu portierin. Pak minuta më vonë, Çekiçi ka realizuar edhe golin e dytë me portën e boshatisur, duke e shtyrë topin në rrjetë.

Çekiçi po kalon një moment fantastik në Slloveni duke qenë se në 5 javët e fundit ka shënuar 5 gola, ka fituar 2 penallti dhe ka dhënë 2 asiste duke qenë protagonist absolut në skuadrën e tij. Çekiçi u transferua në janar te Olimpija dhe deri më tani, ka arritur të tregojë një formë të shkëlqyer. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
1-1

1-2