VIDEO / Edhe Uanda Nara shan Adanin: E panevojshme motra jote!

Daniele Adani duket se nuk ka simpatinë e shumë personave në Itali, sepse pas përplasjes me Masimiliano Alegrin, ka përfunduar duke u bërë objekt fyerjesh edhe nga Uanda Nara. Ish-futbollisti i Interit, duke komentuar ndeshjen me Napolin tha se goli i Ikardit ishte i pavlerë, pasi çoi shifrat në rezultatin 4-1.

Uanda Nara, në ato momente po regjistronte një video live në Instagram me golin e argjentinasit dhe kur dëgjoi këtë koment rreth bashkëshortit të saj, nuk i rezistoi një komenti, duke e tepruar paksa. “E panevojshme është ajo motra jote, ajo është e panevojshme”, ishin fjalët që dëgjohet të thotë Uanda Nara në këtë video që u shfaq për disa minuta.

Me sa duket ajo e kuptoi më pas se ai koment ishte për ndeshjen në përgjithësi se nuk ndryshonte gjë në fatin e sfidës e nuk i drejtohej Ikardit në veçanti dhe hoqi videon. Por sigurisht që ajo ishte shpërndarë në rrjetet sociale me tifozët që komentonin bëmën e radhës të Uanda Narës. /vipsport.al/