VIDEO / Duel i ethshëm me penallti, gabimi i Pepe i kushton Portos Kupën

Sporting Lisbona është skuadra fituese e Kupës së Portugalisë, pasi ka mundur në finale ekipin e Portos. Gjithçka u vendos nga gjuajtjet nga pika e bardhë e penalltive, në një duel me shumë rivalitet mes dy skuadrave.

Porto e nisi ndeshjen mirë dhe kaloi në avantazh me anë të Soares në fundin e pjesës së parë por Sporting reagoi në kohë dhe barazoi shifrat me Bas Dost. Rezultati nuk ndryshoi deri në përfundimin e 90 minutave dhe sfida vazhdoi me shtesa. Aty ishte Sporting që iu afrua shumë suksesit me golin e dytë të Bas Dost. Megjithatë, 3 minuta para fundit Porto vendosi barazinë me Felipe që vulosi rezultatin 2-1 pas 120 minutave.

Kësisoj, fati i ndeshjes u vendos nga gjuajtjet e penalltive. Bas Dost gaboi tentativën e tij për Sporting, por më pas të njëjtin fat e patën Pepe dhe Fernando nga skuadra e Portos, duke i dorëzuar trofeun ekipit kundërshtar. /vipsport.al/