VIDEO/ Drama e “Hirushes” në La Liga, portieri e lë jashtë Championsit për vetëm 3 minuta

Surpriza më e bukur e kampionatit spanjoll, këtë sezon padyshim që ka qenë paraqitja që ka bërë Getafe duke luftuar për një vend në Champions deri në minutat e fundit të kampionatit. Vijareali e ka privuar Getafen nga kompeticioni më i madh europian, duke ‘i vjedhur’ një pikë vetëm 3 minuta para fundit.

Getafe po kryesonte me rezultatin 2-1, deri kur Moreno në minutën e 87 ka arritur të shënojë golin e barazimit falë një pasigurie të portierit vendas i cili nuk ka arritur të kontrollojë një top në zonë, duke e lejuar ta kalojë vijën fatale me pak milimetra, por të mjaftueshme për të qenë një gol i rregullt.

Me këtë barazim, Getafe mbetet në Ligën e Europës ndërkohë që në Champions ka kaluar Valencia që ka mundur me rezultatin 0-2 Real Vajadolidin. Fitore 2-0 ka marrë edhe Sevilja ndaj Atletik Bilbaos ndërkohë që më herët Atletiko Madridi ka barazuar me rezultatin 2-2. /Erjon Allaraj-VipSport.al/