Vetëm 3 ndeshje në një vit e gjysmë, rikthehet në Kombëtare një mbrojtës nga Seria B

Prej ditësh, Edi Reja ka shpërndarë ftesat te futbollistët të cilët do të grumbullohen në Kombëtare duke nisur që nga dita e hënë kur edhe nis zyrtarisht grumbullimi për dy ndeshjet zyrtare ndaj Islandës dhe Moldavisë. Një nga rikthimet në Kombëtare, është ai i Hysen Memollës i cili në janar u transferua te Salernitana në Itali, duke u larguar nga Hajduk Splitit.

Ai u largua nga Kroacia për më shumë minuta në kampionatin italian por në fakt transferimi nuk ka rezultuar shumë me fat për Balliun. Që nga janari e deri më tani, Balliu ka luajtur në vetëm 3 ndeshje nga të cilat në dy takime nga 90 minuta dhe në një vetëm 45 minuta. Këto kanë qenë të vetmet ndeshje që Memolla ka luajtur për këtë vit, ndërkohë që viti 2018 ka qenë një vit plotësisht i thatë për të.

Gjatë gjithë vitit, ai nuk ka luajtur asnjë minutë kur aktivizohej me fanellën e Hajdukut të Splitit. Ndeshjen e fundit me këtë ekip, Memolla e ka regjistruar në datën 17 dhjetor 2017 dhe nga ajo datë e deri më 2 prill të këtij viti, Memolla ka shëtitur sa nga stoli në tribunë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/