Venger kërkon të rikthehet në botën e futbollit: Nuk është e thënë të jem sërish trajner

Arsen Venger ende nuk e ka qartësuar se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij. që nga koha kur u largua nga stoli i Arsenalit, Venger ka qenë pushim dhe tashmë po mendon seriozisht që të rikthehet edhe një herë tjetër në futboll.

Në një intervistë të dhënë për “BBC”, Venger u shpreh se ka dëshirë që të rikthehet sërish në futboll por këtë radhë jo më si trajner. Ai ende nuk e ka bërë të qartë se çfarë roli do të ketë në një skuadër futbolli ndërkohë që mund të zbardhë gjithçka në të ardhmen.

“Pasi u largova nga Arsenali, mendova se të rikthehem direkt në punë por jam i kënaqur që po pushoj dhe u shkëputa. Tani jam në udhëkryq dhe jam gati që të rikthehem por jo domosdoshmërisht si trajner. Duhet të vendosu dhe do ta bëj shumë shpejt pasi futbolli është pasioni im dhe do të rikthehem shpejtë edhe pse nuk e di se në çfarë roli”, tha Venger. /Erjon Allaraj-VipSport.al/