Vëllai i Dibalës lëshon “bombën”: Largohet se nuk është i lumtur, probleme me Ronaldon

Paolo Dibala duket çdo ditë e më larg Juventusit dhe këtë tashmë e ka vërtetuar edhe vetë vëllai i futbollistit, Gustavo Dibala i cili është i bindur se ylli argjentinas nuk është i lumtur te Juventusi. Ai ia ka faturuar Ronaldos këtë pakënaqësi të futbollistit duke shtuar se problemet me Ronaldon janë vetëm në fushën e blertë dhe jo jashtë saj, duke pranuar se Dibala mund të largohet nga Juventusi.

“Ka shumë mundësi që Paolo të largohet nga Juventusi. Ai do të ndryshojë diçka sepse nuk është i lumtur dhe nuk është i vetmi që do të largohet pasi janë shumë që nuk ndihen të lumtur. Jashtë fushe nuk ka probleme, por problemet me Ronaldon janë në fushë pasi kur luan me të, nuk mund të shprehësh gjithçka dhe Paolo është i ri.

“Nuk mund të them nëse Dibala do të rrijë në Itali apo do të largohet jashtë. Mund të them se në Itali, ai është ndjerë shumë i qetë ndërsa tani kanë ndryshuar gjërat dhe nuk është më”, tha Gustavo Dibala. /Erjon Allaraj-VipSport.al/