Veleçiku mbetet në të Parën, Shkumbini në pritje!

Koplikasit kanë mposhtur në shtesën e dytë prej 15’ ekipin e Shkumbinit dhe mbeten në Kategorinë e Parë. Peqinaset që kanë luajtur për afro 50-60 minuta me një lojtar më pak, nuk kanë ditur të neutralizojnë autorin e golit lami që në të 111 ka ndëshkuar ekipin bardhekaltër.

Kështu, koplikasit kanë shpërthyer në festë në fund të sfidës, ndërsa ka pasur dëshpërim në radhët e skuadrës së drejtuar nga Artan Bano, Shkumbini i Peqinit që ka mbetur “thatë”, ndonëse ka edhe 90’ të tjera shpresë.

Duhet theksuar se peqinasit, në saj edhe të kualiteteve të tyre dhe lojtarëve të shumtë me eksperiencë kanë arritur që të dhurojnë futboll të bukur, madje e kanë goditur edhe portën kundërshtare por kanë rezultuar të pafat.

E.S./Vipsport.al/