Vajadolidi siguroi mbijetesën në La Liga, presidenti Ronaldo shpërblen skuadrën me pushime

Skuadra e Vajadolidit ia doli vetëm në javët e fundit të siguronte mbijetesën në La Liga. Ekipi që ka si president Ronaldon, legjendën braziliane, do të vazhdojë edhe në sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e elitës së futbollit spanjoll. Ndërkaq, si shpërblim për një arritje kaq madhore të Vajadolidit, Ronaldo ka shpërblyer lojtarët me pushime në plazhin e Formenteras.

Sigurisht, një shpërblim i merituar duke pasur parasysh përmbushjen e objektivit madhor. Ndërkaq, fenomeni ka nisur të mendojë edhe për sezonin e ardhshëm teksa kërkon të afrojë në skuadër lojtarë të rinj dhe cilësorë. Një nga objektivat kryesorë të Ronaldos, si president për sezonin e ri, është talenti Vinicius Xhunior.

Vinicius i cili këtë sezon u aktivizua me Realin e Madridit, duket se në sezonin e ri nuk do të kenë të njëjtat hapësira nga Zidan, ndërsa Ronaldo shpreson se mund ta shkëpusë Viniciusin në huazim për t’i dhënë mundësinë e aktivizimit si titullar, në mënyrë që sulmuesi të fitojë eksperiencën e duhur.

/EgiCabeli-VipSport.al/