Ultrasit zikaltër kërcënojnë skuadrën: Pa Champions largohuni të gjithë, jo vetëm Ikardi

Interi do të luajë këtë fundjavë ndeshjen e fundit të sezonit në Serinë A. Zikaltërve iu mjafton një fitore përballë Empolit në ‘San Siro’ për të prekur kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Një ndeshje në të cilën duhet të evitohen medoemos hapat fals, ndërsa edhe nga ana e ultrasve ka ardhur një letër drejtuar skuadrës.

Ultrasit premtojnë mbështetjen për 90 drejt ekipit, por në rast se në fushë rezultati do të jetë zhgënjyes atëherë lojtarët nuk falen, teksa shtojnë se nëse objektivi nuk arrihet atëherë më mirë të largohen të gjithë dhe jo vetëm Ikardi.

“Ne do ju mbështesim për 90 minuta, si të ishim sërish në Madrid, por në fund të ndeshjes do të jetë festë ose luftë. Ne do të japim gjithçka për të mbështetur Interin, për nëse dështon objektivi atëherë beteja nuk do të jetë vetëm për të larguar Ikardin, por për një rithemelim, duke kërkuar përjashtimin e të gjithëve që do të kthehen në protagonistë negativë të një sezoni që ne ende besojmë se mund të mbyllet arritjen e një objektivi të rëndësishëm, i cili do të festohej”, ishte një pjesë nga deklarata e ultrasve zikaltër.

/EgiCabeli-VipSport.al/