UEFA ‘dorëzohet’ para klubeve londineze: Na vjen keq për finalen, nuk e kishim parashikuar

Vendimi i UEFA-s që finalja e Ligës së Europës të luhet në Baku të Azerbajxhanit, ka sjellë jo pak polemika në Europë sidomos pasi në finale shkuan Çelsi dhe Arsenali, dy klube nga Londra. Të dyja ekipet, do të duhet të udhëtojnë rreth 9 mijë km vajtje-ardhje dhe lodhja natyrisht është shumë e madhe.

Tifozët do ta kenë tepër të vështirë që të jenë të pranishëm në stadium për shkak të largësisë. Ankesat karshi UEFA-s kanë qenë të shumta duke e konsideruar një absurditet faktin që finalja do të kuhet në një vend aq të largët. Sakaq, vetë UEFA ka kërkuar falje karshi dy klubeve duke iu ofruar bashkëpunim për këtë ndeshje nëpërmjet një letre, të dorëzuar nga Xhorxho Marketi.

“Ne konfirmojmë se keni mbështetjen tonë për të bashkëpunuar në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje të dobishme për tifozët. Është e qartë që një finale angleze nga Londra, nuk ishte parashikuar në kohën kur u zgjodh stadiumi dhe kjo i ka vështirësuar jo pak punët. Na vjen keq për problemet që tifozët tuaj (dhe të Çelsit) po hasin në përpjekjen e tyre për t’u organizuar.

Ekspertët tanë po punojnë për këtë çështje me qëllim që të ndihmojnë në gjetjen e zgjedhjeve më të lira për tifozët që do të udhëtojnë. Ne do të mirëpresim një bashkëpunim me klubin tuaj në këtë drejtim”, shkruhej në letrën që UEFA i ka dorëzuar Arsenalit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/