U dëmtua objektivi kryesor, Bajerni synon zbulimin e Ajaksit

Bajeni i Mynihut është nga ato klube të cilat po tregohen tepër aktive në lidhje me transferimet e lojtarëve edhe pse merkato ende nuk ka nisur zyrtarisht. Bavarezët janë të përgatitur për dy lamtumirat e Riberi dhe Roben, teksa kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesit.

Rekordmenët gjermanë ishin në gjurmët e futbollistit të Çelsit, Hadson Odoi. Anglezi këtë sezon ka lënë përshtypje pozitive në paraqitjet e  tij, ndërsa Bajerni kishte vendosur të bënte një përpjekje për ta afruar në Mynih. Por duke qenë se futbollisti për momentin është i dëmtuar, duket se me këtë arsye kanë ndryshuar edhe objektivat e gjermanëve të cilët nuk janë të sigurt për të investuar te një futbollist që nuk do të jetë në maksimumin e formës.

Në këtë mënyrë, Bajerni ka hedhur sytë nga Hakim Zijek. Marokeni i Ajaksit ka qenë ndër lojtarët kryesorë për holandezët në këtë sezon teksa është dalluar edhe me paraqitjet në Champions League. Mesa duket, trajneri Niko Kovaç e ka gjetur zëvendësuesin natyral të Roben dhe tashmë mbetet të bindin Ajaksin me ofertën.

/EgiCabeli-VipSport.al/