U dëmtua ndaj Teutës, rikthehet mbrojtësi i skuadrës së Kastriotit

Në ndeshjen me Teutën në Durrës, Dejan Shehi pësoi një dëmtim të rëndë, e madje menjeherë me autoambulancën e futur në fushën e lojës është nisur drejt spitalit rajonal.

Por, klubi krutan jep një lajm të mirë, pasi Shehi e ka kaluar periudhën e vështirë e tashmë ka nisur stërvitjen për të qenë gati në ndeshjet e mbetura për trajnerin e skuadrës së Kastriotit, Bledar devolli. Shehu u dëmtua në krah dhe u detyrua që të bëj ndërhyrje.

Tashmë, kur kanë kaluar plot javë 40 ditë nga dëmtimi i Shehit, ai rikthehet në fushat e stërvitjes, ndërsa kujtojmë që është një nga titullarët e rëndësishëm këtë sezon në skuadrën krutane. Kastrioti do të ketë vetëm një mungesa në ndeshjen me Flamurtarin në “Redi Maloku”, në fundjavë dhe bëhet fjalë për nigerianin e linjës së djathtë, Lukman Husein që ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.

E.S./Vipsport.al/