Triumfoi në finalen e Kupës, Strakosha: Jemi të lumtur, fitorja gjithnjë të bën mirë

Tomas Strakosha ka triumfuar në mbrëmjen e djeshme në  finalen e Kupës së Italisë ndaj Atalantës. Portieri i Kombëtares nuk pati shumë punë ndaj bergamaskëve teksa në një rast e shpëtoi shtylla, ndërsa në një moment tjetër në fillimin e pjesës së dytë ia doli të kontrollonte pa problem një goditje në kuadrat.

Ky ishte trofeu i parë me skuadrën e Lacios, ndërsa më parë kishte fituar me ekipin e të rinjve. Në një intervistë pas ndeshjes, Strakosha deklaroi se të fitosh gjithnjë ndikon për mirë. “Fitorja të bën mirë. Jemi të lumtur, do ta festojmë. Tashmë kemi edhe një karikim më shumë për fundin e sezonit”, tha portieri.

Në këtë formë, Tomas Strakosha ia doli të fitonte dhe një ‘duel’ personal ndaj dy shqiptarëve të Atalantës, Berat Gjimshiti e Etrit Berisha. Nëse portieri nuk u aktivizua titullar, mbrojtësi ishte nga minuta e parë por nuk mundi të bënte asgjë për të ndryshuar fatet e takimit.

/EgiCabeli-VipSport.al/