Trajneri më i ri drejt suksesit me Tërbunin: Na duket sikur luajmë në Superiore, ja projekti i së ardhmes

Tërbuni këtë sezon është duke bërë një garë mjaft të mirë, me lojë dhe rezultate, dhe thuajse ka “komanduar” kampionatin që nga fillimi e deri më sot dhe këtë ritëm shpresojnë të mbajnë deri në fund kur ta sigurojnë zyrtarisht rikthimin.

Por, trajneri Oltion Kërnaja, një nga “timonierët” më të rinj në futbollin shqiptar, që bashkë me ndihmësin e tij Ergys Neziri dhe shefin e klubit Dritan Frroku janë duke bërë më të mirën për rikthimin e pukjanëve, thotë se asgjë nuk ka mbaruar. Në një prononcim për “Vipsport”, Kërnaja thekson se skuadra e tij do të jetë “komandante” në Grupin A deri në fund të garës duke siguruar ngjitjen në të Parën.

-Kërnaja si duket Tërbuni tashmë kur garës po i vjen fundi?

Natyrisht që rënia e vjetme nuk ishte e merituar, gjetëm forca dhe e përballuam situatën. Skuadra u formatua për të qenë pretendente, madje ka shumë lojtarë që kanë qenë pjesë e ekipeve të Superiores, por edhe titullarë të Kategorisë së Parë, në Pukë dhe jo vetëm. Besuam në punën tonë, në forcat tona dhe ja ku jemi…

-Por bëni pjesë në një grup të vështirë, si ka qenë konkurrenca?

Po shumë të vështirë, sepse ka ekipe që kanë luajtur në Superiore dhe në Kategorinë e Parë. Jemi ne, por edhe Sopoti, Gramshi, Luzi apo dhe Partizani B. Imagjinoni, kur ekipet B të Partizanit apo Tiranës aktivizojnë edhe 3-4 lojtarë apo dhe më shumë nga ekipet e para. Por, ne ja kemi dalë dhe ajo që më pëlqen është loja…

-Keni barazuar në fushën tuaj me Partizanin B…

Po, ajo që thash më sipër, në Pukë skuadra e kuqe kishte 7-8 lojtarë madje edhe titullarë në skuadrën e parë. Por një pikë dhe një lojë shumë e mirë e jona janë super. Me besoni kemi dominuar me lojë dhe raste.

-Si është kalendari për Tërbunin sipas Kërnajës?

Ka ndeshje të forta, por neve duhet që të marrim pikët e plota në dy takimet e radhës dhe jemi “OK”, e sigurojmë matematikisht dhe festojmë së bashku..

-Projekti te Tërbuni vijon edhe në të Parën?

Të shohim, me kimiste, unë kam shumë dëshirë, por më parë le ta ngjisim në të Parën, të mendojmë për finalen, e pastaj me radhë çdo gjë…Unë për këtë punë deri më tani u jam mirënjohës bashkuat Gjonaj që bën shumë për ekipin, por edhe tifozët tanë të zjarrtë që jetojnë me futbollin!

Intervistoi:Erjon Saliu/Vipsport.al/