Totenhemi kërkon mesfushorin argjentinas të Betisit, e ka klauzolën 95 milionë euro

Totenhemi është në kërkim të lojtarëve cilësorë, për të pasur një organikë më të pasur sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e ekipit anglez, që ka arritur deri në finale të Champions League, ka piketuar disa lojtarë mjaft interesantë.

Njëri prej tyre është mesfushori argjentinas i Betisit, Xhovani Lo Selso. Totenhemi ka bërë një ofertë prej 53 milionë stërlinash për këtë futbollist, por, sipas “Daily Mail”, shifra që kërkon klubi spanjoll është mjaft e lartë dhe palët duken larg marrëveshjes në këtë moment.

Betisi kërkon më shumë se 90 milionë euro për argjentinasin, i cili zhvilloi një sezon mjaft të mirë. Lo Selso u bashkua me Betisin pas largimit nga PSG-ja, ku drejtuesit e klubit parisien nuk i vlerësuan aftësitë e tij. / Vipsport.al