Tjetër provë në Kroaci dhe “ankand” nga Superiorja, sulmuesi premtues mund të largohet në verë nga Fieri

Apolonia e këtij sezoni afirmoi shumë lojtarë të talentuar dhe këtë e tregojnë edhe emrat që luajtën dhe spikatën si titullarë në këtë kampionat që për fierakët ka përfunduar para një jave edhe për shkak të kalendarit.

Apolonia pritet që të shesë ndonjë nga “xhevahirët” e saj dhe shumë shpejt pritet që të ketë një tjetër provë te Hajduku i Splitit për Redon Mihanën, sulmuesin kryesor të fierakëve që edhe pse nuk luajti për gjysmë sezoni ka shënuar jo pak por 5 gola. Mihana bëri një provë në janar, por që vinte nga dëmtimi.

Ndërsa, tashmë që është në formën e tij më të mirë, ai pritet ë të shkojë sërish në Kroaci, pasi bisedimet janë lënë të hapura, pa harruar se skuadra të Superiores nga ato me traditë i kanë vënë syrin sulmuesit. Gjithsesi, Apolonia del e përfituar pasi është nën kontratë dhe pritet që të përfitojë arkëtime të kënaqshme.

E.S./Vipsport.al/