Titullarët nuk rrezikojnë, Teuta e plotë ndaj Partizanit

Teuta do të jetë e plotë në sfidën e radhës ndaj Partizanit. Në sfidën e fundjavës së kaluar në Korçë me Skënderbeun vendas, Bicaj dhe Osmani, dy titullarë të bregdetarëve  nuk e mbyllën ndeshjen. Por në seancat e para anti-Partizani është parë që ata të stërviten me grupin dhe do të jenë gati për Partizanin.

Krahas tyre rikthehen edhe Avdyli si dhe Traore, edhe këta dy lojtarë shumë të rëndësishëm për durrsakët këtë sezon. Drejt rikuperimit të plot po shkon edhe shkodrani Armando Vajushi.

Trajneri Blendi Shkëmbi dhe skuadra janë të përqendruar për sfida me të kuqtë dhe synojnë vetëm fitoren për të konsoliduar pozitat në tabelën e renditjes. Durrsakët shpresojnë që të ruajnë këtë ritëm deri në fund të sezonit.

E.S./Vipsport.al/