Tirana triumfon në Laç, tani qëndrimin e ka në dorën e vet (Video)

Tirana nuk duhej të mundej në Laç dhe ia arriti qëllimit, madje duke thyer edhe “parashikimet”. Bardheblutë kanë fituar 1-3 në këtë fushë të vështirë, ku ndodhi gjithçka. Arbitri Enea Jorgji dha tri penallti dhe të tria u humbën, Kobina dhe Ngo për Tiranën, si dhe Shtubina për Laçin.

Greca, Kobina dhe Hasani janë autorët e golave për skuadrën e Memës, që tashmë e ka në dorë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, pavarësisht fitores së Kastriotit rival me Teutën. Në javën e fundit të kampionatit, Tirana duhet të mundë Flamurtarin në stadiumin “Selman Stërmasi”. Laçi u duk shumë larg nivelit të tij të zakonshëm në këtë ndeshje. Shtubina është autori i golit të vetëm për ekipin e Starovës, që tashmë ka komplikuar shumë Europën.

Mbyllet ndeshja, 1-3.

Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ – Karton i verdhë për Eler.

86′ – Penallti për Tiranën. Gjuan Ngo dhe pret sërish Selmani. Anglezi tenton me “panenka”, por gabon.

 

85′ – Turtulli merr vendin e Kobinës te Tirana.

84′ – GOOOOL. Hasani mbyll llogaritë në Laç. Mesfushori shkodran shënon edhe golin e tretë të bardheblutë.

 

82′ – Jonuzi merr vendin e Sefgjinit te Laçi, Starova mbyll ndërrimet.

80′ – Greca humbet një tjetër rast për gol.

78′ – Karton i verdhë edhe për Gjonin. Rrezikon Ngo, i cili e ka një karton të verdhë, Jorgji e toleron.

74′ – Fangan kroson në zonë nga e djathta, kontrollon topin Lika.

70′ – Starova bën edhe ndërrimin e dytë. Del Shtubina, vendin e tij e merr Elvi Berisha.

64′ – Dëmtohet Hoxhallari, por ia del ta vazhdojë lojën

61′ – GOOOOL. Shtubina shkurton diferencën e golave. Kurbinasit nuk respektojnë “fair-play”-in dhe sulmojnë me shpejtësi. Kros në zonë, Xhixha gjuan bukur dhe tund traversën e Likës, topi kthehet në lojë dhe Shtubina nuk fal. 1-2

 

57′ – Fangaj merr vendin e Mane te Laçi. Shtubina lë mbrojtjen dhe spostohet në sulm.

54′ – Jorgji akordon karton të verdhë për Ngo dhe Mersinaj.

53′ – Mane gabon totalisht brenda zonës, pas një aksioni të gjatë të Laçit. Sulmuesi afrikan gjuan shumë keq, duke shpërdoruar një rast të mirë.

51′ – Hasani kroson fort në zonë nga e majta, devijon Goxha, por jashtë kuadratit.

48′ – Goxha ndërhyn ndaj Xhixhës, ndëshkohet me karton të verdhë. Kroson Sefgjini nga e majta në zonë, largon mbrojtja.

47′ – Goditje këndi për Laçin, kros në zonë, por largon Kobina.

Nis pjesa e dytë, nuk ka ndërrime.

45+1′ – Tirana humb rastin ideal për golin e tretë. Kundërsulm i shpejtë i bardhebluve me Kobina, i cili pason për Grecën, i cili gjuan shumë keq përballë Selmanit.

 

44′ – Çokaj ndërhyn shumë ashpër ndaj Mavejes, Jorgji e ndëshkon me karton të verdhë.

41′ – Goxha dhe Mane përplasen në një dyluftim dhe shtrihen në fushë, duhet ndihma e dy stafeve mjekësore.

36′ – GOOOOL. Tirana dyfishon me Kobina. Ngo merr një top nga mesfusha dhe avancon në zonë, pason për Kobina, i cili gjuan saktë dhe 0-2.

 

35′ – Ashpërsohet loja. Sefgjini ndërhyn ashpër ndaj Ngo.

32′ – Sefgjini kryen një rivënie anësore, e dërgon topin në zonën e Tiranës, ku kontrollon Lika.

27′ – Bëhen tre kartonët e verdhë, ndëshkohet edhe Edon Hasani.

22′ – Maveje ndëshkohet me karton të verdhë, pas një veprimi të rrezikshën ndaj Çokajt.

20′ – Greca shtrihet në fushë i dëmtuar pas një përplasje me Okpotun, sharje të shumta nga tifozët kurbinas për lojtarin e Tiranës.

17′ – Karton i verdhë për Lushkjan.

16′ – Gjuan Ndriçim Shtubina, pret Ilion Lika.

 

15′ – Penallti për Laçin. Afrikani Okpotu pengohet në zonë dhe kryesori Jorgji bën me shenjë nga pika e bardhë.

 

11′ – Përgjumje e mbrojtjes së Tiranës. Lika del me shpejtësi dhe kontrollon topin para Xhixhës.

9′ – Sefgjini krosona nga e majta nga një goditje këndi, kontrollon topin portieri Ilion Lika.

5′ – GOOOOL. Tirana në avantazh me Grecën. Krosa nga e djathta në zonën e Laçit, Kobina pason për Grecën, i cili gjuan dhe mposht Selmanin.

2′ – Ngo fiton një penallti, pasi pengohet në zonë dhe mbetet i dëmtuar. Gjuan Kobina dhe pret Selmani.

 

 

1′ – Nis ndeshja. Laçi shkelmon topin e parë.

Arbitri Enea Jorgji këshillon Sefgjinin dhe Ngo para nisjes së ndeshjes.

 

Laçi-Tirana 1-3

Shënues: Shtubina 61′ / Greca 5′, Kobina 36′, Hasani 84′

Laçi: Selmani, Gjoni, Mersinaj, Sefgjini (Jonuzi 82′), Eler, Shtubina (Berisha 70′), Çokaj, Lushkja, Okpotu, Xhixha, Mane (Fangaj 57′). Trajner: S.Starova.

Tirana: Lika, Hoxhallari, Kërçiku, Goxha, Imami, Hasani, Doka, Maveje, Greca, Kobina (Turtulli 83′), Ngo. Trajner: A.Mema.

Arbitër: E.Jorgji

KV: Lushkja 17′, Çokaj 44′ , Mersinaj 54′, Sefgjini 64′, Gjoni 78′, Berisha 86′, Eler 90’/ Maveje 22′, Hasani 27′, Goxha 48′, Ngo 54′