Tirana sërish pa tifozë ndaj Kastriotit, pas disa javësh me grupin rikthehet mbrojtësi Kërçiku

Ditën e shtunë Tirana do të presë në stadiumin ‘Selman Stermasi’, Kastriotin. Një finale e vërtetë për bardheblutë të cilët sëbashku me krutanët diskutojnë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Aktualisht diferenca mes dy skuadrave është vetëm dy pikë, ndërsa te Tirana kanë nisur përgatitjen e cila do të përcaktojë sezonin.

Lajmi i mirë është rikthimi i Dorian Kërçikut, i cili do të jetë një opsion më shumë për trajnerin Ardian Mema. Mbrojtësi i krahut mungon prej disa javësh, por tashmë do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin në këtë fund sezoni. Ndërkohë, është e ditur se kapiteni Erando Karabeci ka mbyllur sezonin dhe mund të japë mbështetjen e tij vetëm jashtë fushe.

Sakaq, edhe pse një sfidë delikate tejet deçizive sërish bardheblutë nuk do të kenë përkrahjen e tifozerisë, teksa stadiumi mbetet i pezulluar me klubin që ka vendosur të mos paguajë gjobën për të pasur afër tifozët në ndeshjen të rëndësisë së veçantë.

/EgiCabeli-VipSport.al/