

Tifozëve të Tiranës me siguri nuk u kujtohet “Marcelo” i Kenias, Erik Ouma. Në fakt nuk kanë se si ta kujtojnë, pasi futbollisti në fjalë u ble nga bardheblutë, nënshkroi me ta dhe pastaj nuk luajti asnjë ndeshje me fanellën e ekipit kryeqytetas. I njëjti lojtar, pas pak javësh, do të jetë protagonist në Kupën e Afrikës, pasi ka marrë ftesën nga përfaqësuesja e vendit të tij dhe me sa duket do të luajë titullar.
Ouma ishte një nga lojtarët e kërkuar me ngulm nga Ze Maria, një mbrojtës i majtë i cili kishte marrë nofkën “Marcelo” pasi pëlqente shumë fazën sulmuese dhe do të zëvendësonte Hoxhallarin në të ardhmen. Por meqë Tirana kishte shumë lojtarë të huaj në vitin që ishte në Kategori të Parë, ai u dërgua te Kastrioti në formë huazimi, por nuk u aktivizua as atje.
Ndaj në verë, lojtarit iu dhanë duart pa i ofruar shansin të tregonte nëse kishte apo jo aftësitë që duheshin. Lojtari u transferua në kategorinë e tretë suedeze dhe atje duket se ka bërë menjëherë diferencën, pasi trajneri i Kenias e ka ftuar në skuadrën për pjesëmarrjen në Kupën e Kombeve.
“Nuk kam asnjë tjetër si ai në atë pozicion, askush në Kenia nuk di të japë krosime si ai. Ai është numri 1 i imi në atë pozicion. Ai i jep skuadrës diçka më shumë në fazën ofensive, një lojtar i cili i jep trajnerit gjithçka që ka në bagazhin e tij”, tha trajneri i Kenias, Stenli Okumbi. Kupa e Kombeve të Afrikës do të jetë ajo që do të tregojë nëse ky i fundit kishte të drejtë apo nëse kishte Tirana që e largoi pa e testuar mirë futbollistin. /vipsport.al/
more recommended stories
Sfidë e veçantë për Skënderbeun në Laç, do ta luajë pa trajner
Skuadra e Skënderbeut nuk po noton.
Iliria në merkato, rikthen dy lojtarë me eksperiencë
Iliria në Kategorinë e Dytë ka.
Jo vetëm merkato, Partizani ka gati edhe Çinarin në derbi
Jo vetëm hapja e merkatos, por.
Vetëm një javë në Ballsh, braziliani zgjidh marrëveshjen me Bylisin
Braziliani Neto Markolino është futbollisti i.
Leave a Comment