“Thumbimet” mes Rrocës e Ruçit: Të kam thënë mos fol para kohe; S’ke qenë kështu, dukeshe përrallor

Luftëtari arriti të merrte një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Kukësit duke e mundur me rezultatin 3-2. Golin e parë për verilindorët, e realizoi Eduart Rroca i cili gjeti cepin e portës së Ruçit me një goditje nga jashtë zone, gol të cilin nuk e festoi.

Në rrjetin social “Instagram” nuk kanë munguar thumbimet mes Rrocës dhe Ruçit, të cilët kanë qenë shokë skuadre te bluzinjtë dhe kanë një marrëdhënie mjaft të mirë. Në kuadrin e shakasë, ishte Rroca ai i cili nisi debatin duke i bërë të ditur Ruçit se e ka paralajmëruar për të mos folur, megjithatë nuk ka munguar përgjigja e portierit.

Gardiani Ruçi duket i çuditur nga aftësitë e Rrocës, duke i vënë në dukje faktin se nuk ka qenë në këtë formë në kohën kur luante në Gjirokastër. “Shkëlzen Ruçi, të kam thënë mos fol para kohe dhe kujdes shtyllën e dytë. Gjithsesi urime për fitoren”, shkruhej në postimin e Rrocës. “Lëre se s’kam fjalë. Kur ike nuk ishte kështu or djalë por paske bërë diçka. Dukeshe përrallor sot”, ishte përgjigja e Ruçit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/