Teuta me dy mungesa të rëndësishme në transfertën e Korçës

Teuta do të udhëtojë në fundjavë drejt Korçës për t’u ndeshur me Skënderbeun vendas. Trajneri i skuadrës durrsake, Blendi Shkëmbi do të ketë dy mungesa të rëndësishme në një duel delikat si kjo me korçarët në fushën e këtyre të fundit. Dëmtimet duket se i kanë prishur jo pak punë durrsakëve këtë sezon.

Ndaj edhe në Korçë ato duken të pashmangshme. Teuta do të ketë mungesën e Armando Vajushit që duket se nuk do të jetë për lojë ndaj korçarëve. Por edhe mesfushori Boubakar Traore nuk bëhet dhe do të jetë një tjetër mungesë në mesfushën durrsake.

Pra, trajneri Blendi Shkëmbi do të bëj lëvizje dhe për të marrë maksimumin në Korçë është duke punuar në seanca e këtyre ditëve për të hedhur në fushën e lojës 11-shen më të mirë.

E.S./Vipsport.al/