“Të shqetësuar për eliminimin”, klubi i Luftëtarit reagon pas disfatës në Tiranë

Disfata e thellë me rezultatin 5-3 përballë Tiranës në ndeshjen e djeshme gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, duket se do të sjellë pasoja në klub. Klubi iu ka shpërndarë mediave një reagim nga i cili theksohet se do të merren masat e duhura që paraqitje të tilla të mos përsëriten herë tjetër, teksa Kupa e Shqipërisë ishte objektiv i klubit për të mbërritur në Kupat e Europës.

“Klubi i Futbollit Luftetari eshte mjaft i shqetesuar lidhur me eleminimin e skuadres nga Kupa e Shqiperise dhe per me teper me nje rezultat qe nuk i shkon per shtat ekipit tone. Stafi drejtues eshte duke marre masat e nevojshme qe paraqitje te tilla te mos kene me vend tek ne. Luftetari do te beje nje analize te thelle per kete humbje me keto shifra. Rezultatet e analizes dhe masat qe do te merren do te behen publike ne ditet ne vijim. Luftetari ishte ne prag te historise, pasi per ne finalja e Kupes se Shqiperise do te ishte e para dhe per me teper qe Kupa ishte objektiv i klubit si rruga e vetme qe do ta conte Luftetarin serish ne Kupat e Europes.

Mbetemi te vendosur qe te sigurojme matematikisht mbijetesen dhe me pas te analizojme nje sezon ku sigurisht meritonim me teper. Luftetari shume shpejt do te jete aty ku te gjithe e duam”, shkruhej në njoftimi.