Të gjithë në mbështetje të Interit, edhe Uanda Nara në stërvitje

Ndeshja e nesërme e Interit ndaj Empolit është shumë e rëndësishme për fatin e klubit zikaltër, pasi një hap fals e lë atë pa pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve dhe normalisht që do të kishte pasoja të mëdha në projektin për vazhdimësinë e skuadrës. Për këtë arsye, klubi u ka bërë thirrje të gjithëve që të mbështetin nga afër ekipin në “San Siro” e jo vetëm.

Duket se këtë ftesë e ka shfrytëzuar Uanda Nara, e cila sot në mënyrë të papritur është shfaqur në ambientet stërvitore të klubit duke ndjekur seancën e zikaltërve. Partnerja e Mauro Ikardit dhe njëkohësisht menaxherja e tij, nuk dukej prej kohësh në ambientet e klubit që kur shpërtheu polemika në lidhje me shiritin ndaj kjo vizitë e sotme ishte shumë e veçantë.

Duket Uanda Nara ka menduar se kështu do të motivonte partnerin e saj, ndonëse sipas të gjitha gjasave ky i fundit nuk do të luajë titullar në ndeshjen më vendimtare të sezonit zikaltër edhe për faktin se ka pjesën më të madhe të tifozëve kundër. /vipsport.al/