Taulant Seferi rikthehet protagonist, gol dhe asist në 25 minuta lojë

Taulant Seferi i është kthyer përsëri paraqitjeve mëse pozitive duke lënë shenjë në ndeshje dhe këtë e ka treguar sot duke qenë absolutisht një nga më të mirët në fushën e lojës që në minutat e para të sfidës së Vintertur kundër Kiasos.

Futbollisti shqiptar, i huazuar te Vintertur nga Jang Bojz, ka lënë gjurmët e tij në minutën e 14 të duelit, duke regjistruar golin e avantazhit për ekipin e tij. Vetëm 11 minuta më vonë, sulmuesi ishte ai që dha pasimin e sajtë për Dumbia, i cili shtyu sferën në rrjetë, duke dyfishuar shifrat e praktikisht duke bërë që skuadra të vazhdonte e qetë këtë ndeshje me një avantazh të tillë.

Ky ishte goli i 9 i Seferit në këtë kampionat në kategorinë e dytë zvicerane, ku ka lënë pas problemet fizike që e shoqëruan në vitet e tij të para te Jang Bojz dhe tashmë është gati që në verë të kthehet si protagonist te kampionët e Zvicrës dhe të lërë edhe atje gjurmë me lojën e tij. /vipsport.al/