Taulant Seferi i jep lamtumirën klubit me golin e 10, e pret Champions League

Taulant Seferi ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon të tijin në huazim te Vintertur, duke shënuar golin e tij të 10 personal në suksesin 3-2 të skuadrës ndaj Shafhauzen. Një ndeshje që nuk kishte shumë vlerë për klasifikim, por që sigurisht ishte mënyra e përshtatshme për të marrë duartrokitjet e tifozëve pas një viti të gjatë e lodhshëm.

Për Seferin, goli i sotëm në minutën e 55-të të sfidës, ishte i 10-ti në këtë sezon. Sulmuesi ka qenë lojtari kryesor në fazën ofensive të Vintertur dhe shpesh vendimtar me golat e ti, duke bëre që për një pjesë të sezonit kjo skuadër të pretendonte edhe ngjitjen një kategori më lart.

Tashmë Seferi në verë do të kthehet te klubi i Jang Bojz, i cili zotëron kartonin e tij dhe do të vihet në dispozicion të trajnerit për ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Plani i klubi është që ai të qëndrojë me ekipin e parë dhe të mos dërgohet përsëri në huazim, pasi gjatë verës do të largohen në merkato disa nga sulmuesit kryesore dhe Seferi shihet si një nga lojtarët e perspektivës për të ardhmen e Jang Bojz. /vipsport.al/