Talenti i Ajaksit që po çudit Europën, rekordmeni fiton Europianin e dytë

Holanda U17 arriti të fitonte të dielën titullin kampion Europe, duke mundur në finale të rinjtë e Italisë me rezultatin 4-2. “Tulipanët” kanë arritur të mbrojnë në këtë mënyrë titullin kampion të fituar dy vite më parë në Angli, por më shumë se titulli i Holandës, vëmendje ka marrë suksesi i 17-vjeçarit Brajan Brobi.

Sulmuesi i ‘tulipanëve’ ka arritur të fitojë për herë të dytë radhazi europianin me skuadrën e tij dhe para 2 vitesh ishte vetëm 15 vjeç duke triumfuar. Me triumfin e arritur të dielën, Brobi ka arritur një rekord pasi vetëm 2 futbollistë të Holandës U17 kanë arritur të fitojnë dy Europiane me këtë grupmoshë.

Brobi aktivizohet njëkohësisht me ekipin e Ajaksit U19 dhe megjithëse është më i vogël në moshë se shokët e tij, sërish arrin të jetë protagonist duke shënuar gola në mënyrë të vazhdueshme. Shumë shpejt, duket se në Europë do të flitet për një tjetër futbollist ashtu si për De Ligt, De Jong apo edhe të tjerë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/