Taipi beson: Skënderbeu ka shanse për Europën, KAS-i mund të na favorizojë!

Mesfushori 22-vjeçar, Gjelbërim Taipi shihet në Korçë si një futbollist i së ardhmes dhe besojnë shumë tek ai. Taipi ka luajtur si titullar në disa takime, ndërsa aktualisht ai beson ende te Europa, por edhe KAS-i që mund të jap një vendim të favorshëm për Skënderbeun.

Në një prononcim për “Rtshsport”, nga grumbullimi në “Tropikal Resort”, Taipi ka pohuar: “Kemi pasur disa oshilacione. Kanë mbetur ndeshje të rëndësishme dhe duhet që të japim më të mirën. Kemi respekt për të gjitha skuadrat dhe të mos harrojmë që Kukësi na ka eliminuar edhe në Kupë. Janë edhe tri ndeshje deri në fund dhe na duhen pikët e plota”.

Europa

“Në futboll nuk ka gjëra të parashikuara. Ne kemi shumë shpresa te KAS-i. Por, ne si lojtarë duhet që të japim më të mirën tonë në 3 sfidat e mbetura për të marrë pikët e plota, pasi vendi i tretë është ende në lojë”, – tha në fund të prononcimit të tij shtatlarti i mesfushës së Skënderbeut.

E.S./Vipsport.al/