Sulmuesi kampion dhe portieri nënkampion, Lushnja mund të humbasë dy “xhevahirët” e dekadës së fundit

Lushnja e sezonit të ardhshëm do të ketë një riorganizim total në ekipin e parë. Shkak duket se është bërë ecuria dhe mosarritja e objektivit të këtij sezoni. Por, në Lushnjë duket se ka filluar revolucioni dhe pritet që skuadra e sezonit të ardhshëm të jetë me pretendime  në garë dhe pa shumë nga titullarët apo “veteranët’ e këtij kampionati.

Nga sa bëhet e ditur, me shumë gjasa, sulmuesi kampion me Dinamon dhe Skënderbeun, Fatjon Sefa mund të mos jetë më pjesë e skuadrës ashtu sikurse edhe veterani tjetër, portieri Mikel Spaho që ka një karrierë të gjatë mes Superiores dhe Kategorisë së Parë, e madje duke dal edhe nënkampion vendi me Flamurtarin e Vlorës.

Por, jo vetëm këta, pasi edhe 2-3 titullarë të tjerë të lagunarëve mund të varin “këpucët në gozhdë”, gjithsesi zgjedhjet bashkiake do të jenë shumë përcaktuese edhe për Lushnjën e futbollit dhe sezonin e ardhshëm.

E.S./Vipsport.al/