Sulmuesi i Kombëtares nuk ia del, mbetet pa rrogë dhe pa Kupë ndaj legjendave “Junior”

Problemet ekonomike dhe fakti që kanë kohë pa u paguar, nuk e kanë penguar aspak Astran që të shkojë deri në finalen e Kupës së Rumanisë, aty ku në fakt dështuan. Skuadra te e cila aktivizohet sulmuesi shqiptar, Azdren Llullaku u mund me rezultatin 1-2 ndaj Vitorul Konstanta, skuadër kjo e krijuar në vitin 2009.

Titullar e ka nisur sulmuesi kuqezi Llullaku i cili nuk ka arritur të ndihmojë skuadrën e tij për të marrë një rezultat pozitiv duke u zëvendësuar vetëm pak minuta para fundit. Nga krahu tjetër, titullar luante Ioanis Haxhi, i biri i legjendës rumune George Haxhi ndërkohë që në qendër të sulmit qëndronte Rivaldinjo, djali i legjendës braziliane, Rivaldo.

Në minutën e 41, Alibek kaloi në avantazh skuadrën e Astras ndërkohë që në minutën e 76 ka barazuar Ghita pasi një asisti të Haxhit. Gjithçka është zgjidhur në kohën shtesë, aty ku Erik ka shënuar në minutën e 105 duke përmbysur rezultatin në 1-2. /Erjon Allaraj-VipSport.al/