Starova: Skuadra është rritur 2 muajt e fundit, nuk e di çfarë do të ndodhte me tifozë

Laçi arriti të merrte një pikë të rëndësishme në shtëpi ndaj Kastriotit. Në përfundim të takimit, Sulejman Starova u shpreh për ‘Supersport’ se skuadra e tij ka merituar më shumë këtë ndeshje duke pranuar se po të kishte tifozë do të ishin ndryshe gjërat.

“Fakti që humbëm mundësinë për të shkuar në vend të tretë, sot ka ndikuar se llogaritjet i bëjnë të gjithë. Nuk arritëm ta realizonim, pasi ka pasur mungesa në ekip, lojtarët treguan shenja lodhje nga ndeshjet e mira. Mund ta konsideroj këtë një ndeshje nën nivelin e skuadrës që është paraqitur këto dy muaj. Kemi luajtur edhe për topin e dytë dhe kemi qenë grup. Kemi qenë më shumë në zotërim të topit dhe e kemi pasur prokupacionin gjatë javës. Mungesa e publikut është një faktor tjetër që ndikoi.

Aspekti ofensiv shihet me shifra por skuadra pati rritje kohë 2 muajt e fundit dhe sigurisht që kemi lojtarë që kanë vlera por nuk e gjej vetëm te sulmuesit forcën e morë. Kërkohet pjesëmarrje masive në sulm. është një problem që i takon të ardhmes.

Europa? Nuk mund të them asgjë më tepër se ato që kam thënë. Llogaritë bëhen në fund të kampionatit. Në fushën tonë nuk arritëm të marrim pikë por javën tjetër kemi mundësi të çlodhemi dhe të marrim 3 pikët në tavolinë. Lufta do të jetë e ashpër deri në fund të kampionatit.

Krosimi nga krahët nuk jepet vetëm nga Shtubina e Xhixha por edhe nga të tjerë lojtarë. Një dorë të mirë të jep edhe mbrojtësi i majtë. Gjendja fizike mund ta ndryshonte pak gjendjen e skuadrës sepse kishim raste dhe patëm fat në fund. Pësuam me gabim dhe barazuam. Nuk e di çfarë do të ndodhte të kishte tifozë pasi të dyja skuadrat patëm shpirt luftarak”, tha Starova. /VipSport.al/