Sokol Cikalleshi e nis gjithçka nga zeroja, largohet nga skuadra e radhës në Turqi

Sokol Cikalleshi nuk po arrin të akomodohet në një skuadër në kampionatin turk duke qenë se në kohët e fundit i ka ndërruar shpesh skuadrat duke mos arritur që të ketë vazhdimësi në një skuadër të vetme. Pak ditë më parë, Akhisarspori ra nga kategoria në Turqi dhe do të ketë ndryshime të shumta.

Gjysma e skuadrës do të largohet nga skuadra e sapo rënë dhe do të nisin të mendojnë tashmë për një skuadër të re. Njëri prej tyre është Sokol Cikalleshi që me fanellën e Akhisarsporit u duk se po arrinte formën më të mirë pasi arriti të shënonte gola por e penalizoi sërish një dëmtim.

Cikalleshi kishte luajtur edhe më parë me Akhisarsporin por u largua duke firmosur me Goztepen ku arriti të bënte vetëm 7 paraqitje dhe nuk shënoi asnjë gol. /Erjon Allaraj-VipSport.al/