Skënderbeu s’pranon dështimin luan sezonin në 90 minutat ndaj Kukësit

Skënderbeu i këtij sezoni ka pasur mjaft luhatje e oshilacione të cilat kanë ardhur për arsye të ndryshme. Korçarët kanë një nga sezonet më të dobëta në shtatë vitet e fundit, e madje duke pësuar humbje në fushën e tyre por edhe në transfertë, çka nuk ka ndodhur në vitet e fundit me bardhekuqtë të cilët kanë qenë skuadra më e konsoliduar në vendin tonë.

Por, të mërkurën, Skënderbeu luan 90-tëë minuta që vlejnë sa një sezon. Në Korçë nuk e pranojnë dështimin por duan që të kualifikohen ndaj Kukësit.

Ndeshjen e luajtur në Kamzë, korçarët e kanë humbur me rezultatin 2-1, por nisur nga faktori fushë synojnë që të fitojë në Korçë dhe të kualifikohen për në finale, pasi Kupa e Shqipërisë tashmë është objektivi i vetëm i bardhekuqve për të shkuar në Europë, gjithnjë nëse nga CAS-i do të ketë një vendim pozitiv, ndryshe…

E.S./Vipsport.al/