Skënderbeu përgatitet për Europën me mendjen nga KAS, Shehi flet për përgatitoren dhe rinovimin e Radasit

Skënderbeu tashmë ka marrë pushimet dhe korçarët opresione dhe finalen e Kupës së Shqipërisë, por më shumë janë të përqendruar edhe te KAS-i që pas pak ditësh pritet ë të dal me një vendim.

Orges Shehi, trajneri i bardhekuqve në një prononcim për “Rtshsport” ka folur për objektivin, situatën me skuadrën, largimet dhe merkaton, por edhe rifillimin e fazës përgatitore. “Duke qenë se arritëm të sigurojmë një vend në Europë ndonëse duhet që të presim edhe finalen e Kupës, kemi menduar që në 11 qershor të zbresim në fushë. Ne besojmë se do të luajmë në Europë në kompeticionin e radhës”.

Rinovimet

“Shumica e lojtarëve janë nën kontratë dhe përveç Sibos e Pervan që janë të huazuar në klubin tonë dhe kjo është e ditur që kur ata janë bërë pjesë e skuadrës. Do të ketë lëvizje për t’u përforcuar më shumë”.

Radas

Ndërkohë që Marko Radas konfirmon rinovimin, madje është takuar edhe me presidentin Takaj dhe do të jetë edhe për një vit pjesë e skuadrës bardhekuqe në sezonin e ardhshëm ku pritet ë të jetë një Skënderbe ndryshe, të paktën duke parë edhe lëvizjet e drejtuesve.

E.S./Vipsport.al/