Skënderbeu nuk ka fuqi, Kukësi fiton edhe në Korçë dhe kualifikohet me lehtësi (Video)

Skënderbeu, ndoshta i ndikuar edhe nga mungesa e Vangjelit e Muzakës para ndeshjes, si dhe dëmtimi i Oto Xhon në minutat e para, ishte i pafuqishëm për të kërkuar kualifikimin ndaj Kukësit. Edhe ndeshja e dytë është fituar nga skuadra kuksiane, me rezultatin 1-3. Rexhinaldo, autogoli i Abazit dhe Rama i dhanë fitoren skuadrës së Gjokës, ndërsa goli i Bregut vlen sa për statistika. Rezultati i përgjithshëm, 2-5.

Kukësi ka kështu mundësinë për të fituar një trofe këtë sezon, teksa në finale do të gjejë Tiranën. Ndryshe nga kundërshtari i finales së Kupës, që ka llogari të hapura edhe me kampionatin, te Kukësi do të mendojnë që tani për këtë sfidë.

 

Mbyllet ndeshja, 1-3

90+1′ – Rexhinaldo gjuan fort nga një pozicion diagonal me portën, por nuk gjen kuadratin.

90′ – Akordohen 3 minuta shtesë.

87′ – Teqja i ndërhyn Bregut brenda zonës dhe vlonjati kërkon penallti, por kryesori Xhaja vazhdon lojën.

 

85′  – Bregu tenton një pasim në zonë për Pervan, ndërhyn me shpejtësi Cuculi dhe largon rrezikun.

84′ – Frashëri pret një gjuajtje të Gripshit nga jashtë zonës.

78′ – Bregu ka një mundësi të mirë pas krosit nga e djathta, por vlonjati gabon në gjuajtje.

78′ – Lë fushën Valdet Rama, futet Çyrbja.

77′ –  Mara në vend të Taipit.

75′ – Teqja godet pa dashje me top nga afër Dzarian, dëmtohet gjerogjiani.

74′ – Largohet nga fusha Shkurtaj, vendin e tij e merr Dzaria.

70′ – Bregu pretendon për penallti, pas një ndërhyrje të Et’hemit, Xhaja vazhdon lojën.

 

69′ – Sibo rrezikon shumë me një faull ndaj Ramës, pas një topi të humbur prej tij. Afrikani ka një karton të verdhë, Xhaja e toleron.

67′ – Abazi kroson fort nga e majta, por askush në zonë nuk arrin të gjuajë drejt portës së Frashërit.

65′ – Pervan dhe Gripshi mundohen të kombinojnë në hyrje të zonës, largon topin Teqja.

60′ – Limaj merr vendin e Musollit në mesfushën e Kukësit.

58′ – GOOOL. Gabim i mbrojtësve të Skënderbeut pas një topi të gjatë. Rama deli i vetëm përballë Dajsinanit dhe nuk fal. 1-3.

 

55′ – Bregu kombinon bukur me Pervan. Kroati gjuan fort me të djathtën, reagon bukur portieri Frashëri, i cili devijon në goditje këndi.

 

52′ – Kukësit fiton një goditje dënimi në pozicion ballor me portën. Gjuan Valon Et’hemi, topi përplaset në mur.

47′ – GOOOL. Bregu shkurton diferencën. Gripshi i rrëmben nnjë top Rrumbullakut dhe pason për Bregun, i cili shënon nga afër. 1-2.

 

Fillon pjesa e dytë pa ndërrime.

45+2′ – Abazi vepron bukur në të majtë, futet në zonë, por fiton vetëm një goditje këndi.

45′ – Akordohen 2 minuta shtesë.

42′ – GOOOL. Kukësi gjen edhe golin e dytë. Rrumbullaku kroson nga e majta dhe Rexhinaldo nuk arrin të gjuajë në zonë, topi përplaset te gjuri i Abazit dhe përfundon në rrjetë. 0-2.

 

40′ – Et’hemi tenton një pasim të gjatë për Ramën, del me shpejtësi portieri Dajsinani.

34′ – Bregu merr krahun dhe hyn në zonë nga e majta, por nuk arrin të pasojë në qendër.

31′ – Karton i verdhë për Sibo, i cili ndërhyn ashpër ndaj Rrocës.

28′ – Dy raste të pastra në dy portat. Krasniqi avancon nga e djathta dhe apson në zonë për Bregun, i cili gjuan dhe topi, pasi devijohet nga Frashëri, godet shtyllën e më pas largon mbrojtja. Në aksionin tjetër, Rexhinaldo, i lirë në zonë, gjuan mem kokë pas krosit të Rrocës, devijon Dajsinani.

 

26′ – Goditje këndi për Kukësin. Kroson Rroca nga e djathta, largon mbrojtja e Skënderbeut.

23′ – Karton i verdhë për Rrumbullakun, pas një faulli ndaj Taipit.

20′ – GOOOOL. Kukësi në avantazh, shënon Rexhinaldo pas një aksioni të gjatë. Kros i Rrumbullakut nga e majta, sulmuesi afrikan kërcen fuqishëm dhe gjuan saktë me kokë. Dajsinanji vetëm sa e prek topin. 0-1.

 

15′ – Karton i verdhë për Rexhinaldon.

14′ – Del nga fusha Oto Xhon i dëmtuar, futet Pervan.

13′ – Rexhinaldo i drejtohet zonës dhe aty ka një kontakt me Pëllumbin, por duket jashtë zonë. Te Kukësi kërkojnë penallti.

 

10′ – Aksion i bukur i Skënderbeut. Bregu pason për Sibon në hyrje të zonës, gjuan afrikani, por mbi tra.

 

8′ – Kukësi fiton një goditje këndi me Rexhinaldon, kroson Rroca, por largon mbrojtja,

7′ – Bregu gjuan nga jashtë zonës me të djathtën, por shumë lehtë dhe pret Frashëri.

6′ – Cuculi shkakton një faull teknik në mesfushë ndaj Oto Xhon, por ia hedh pa marrë karton të verdhë nga kryesori Xhaja.

3′ – Abazai shkëputet nga e majta dhe kroson në zonë, largon mbrojtja e Kukësit në goditje këndi. Pas krosimit në zonë, gjuan Pëllumbi, por jashtë.

1′ – Nis ndeshja. Kukësi shkelmon topin e parë.

 

 

Skënderbeu-Kukësi 1-3

Shënues: Bregu 47′ / Rexhinaldo 20′, Abazi 42′ (autogol), Rama 58′

Skënderbeu: Dajsniani, Radas, Pëllumbi, Abazi, Taipi (Mara 77′), Dita, Sibo, Bregu, Gripshi, Krasniqi, Xhon (Pervan 14′). Trajner: O.Shehi.

Kukësi: Frashëri, Cuculi, Teqja, Et’hemi, Rrumbullaku, Rroca, Musolli (Limaj 60′), Kordeiro, Rama (Çyrbja 78′), Rexhinaldo, Shkurtaj (Dzaria 74′). Trajner: E.Gjoka.

Arbitër: J.Xhaja.

KV: Sibo 31′ / Rexhinaldo 15′, Rrumbullaku 23′