Skënderbeu fiton për moral dhe Europën, Kukësi rrezikon vendin e dytë (VIDEO)

 

 

 

MINUTE PAS MINUTE

90’+5 Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të Skënderbeut.

90’+1’ GOOOL Skënderbeu, shënon Pervan. Harkim nga e djathta e Gripshit, topi shkon në shtyllën e dytë ku Pervan me një goditje fluturimthi dërgon sferën në rrjetë.

88’ Një tjetër top në zonën e Kukësit nga e djathta e sulmit të Skënderbeut, Teqja del dhe grushton para Rexhinaldos duke fituar edhe faull.

85’ Dëmtohet edhe Muzaka e po ashtu si Krasniqi largohet nga fusha me barelë. Mara aktivizohet në vendin e tij.

83’ Rroca i aktivizuar në pjesën e dytë, largohet pa u mbyllur ndeshja, duke i lënë vendin Jotit.

82’ Një top i Musollit nga mesfusha përfundon te Limaj i harruar i vetëm në zone. Mesfushori provon me një goditje fluturimthi duke dërguar sferën mbi traversë.

81’ Et’Hemi bën gjithçka mirë në krahun e djathtë, gjen hapësirën për të goditur me të majtën por Teqja është vendimtar me devijimin e tij jashtë portës.

78’ Goditje e rëndë për Skënderbeun, pasi Krasniqi lë fushën e lojës me barelë për dëmtim. Shehi aktivizon Toskiç në vendin e tij.

76’ Çyrbja i lë vendin në fushën e lojës Xhemailit.

73’ Disa tentativa radhazi nga jashtë zonës për skuadrën e Kukësit, askush nuk arrin të shqetësojë Teqjen.

67’ Harkim nga e majta i Rrumbullakut, sfera largohet nga Teqja me një grushtim të lartë e më pas sfera largohet nga mbrojtja e SKënderbeut.

59’ Shehi vendos të largojë Bregun dhe hedh në fushë Pervan, për të freskuar sulmin e skuadrës së tij.

55’ Luhet vetëm në gjysmëfushën e Skënderbeut pasi Kukësi kërkon me çdo kusht të shënojë një gol të shpejtë për të rihapur ndeshjen.

50’ Harkim nga e djathta e sulmit kuksian në zonën e Skënderbeut, Rexhinaldo me kokë provon portën por sfera kalon pak më lart se kryqëzimi i shtyllave në krahun e majtë të Teqjes.

48’ Limaj përpiqet përsëri me një tentativë nga jashtë zonës, topi i devijuar nga Lulaj përfundon në duart e portierit Teqja.

46’ Ndryshim në fillimin e pjesës së dytë te kuksianët me Rrocën i cili zë vendin e Dzaria.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e dyfishtë të Skënderbeut.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Limaj harkon sferën në zonë nga e majta, aksush nuk arrin të devijojë dhe Teqja kontrollon pa shqetësime.

41’ Prej disa minutash loja është zhvendosur në gjysmëfushën e skuadrës së Skënderbeut, por Kukësi nuk gjen hapësira për të gjuajtur në portë, ndërsa korçarët kundërsulmojnë rrezikshëm sa herë janë në zotërim të topit.

36’ Bregu i pandalshëm, vallëzon mes mbrojtjes kuksiane dhe përpiqet të gjejë rrjetën me një gjuajtje të fortë, por sfera përfundon jashtë katërkëndorit të Frashërit.

30’ Dazria mundohet të kthejë në lojë skuadrën e tij me një gjuajtje nga jashtë zonës, Teqja përgjigjet mirë duke ndaluar tentativën e mesfushorit gjeorgjian.

26’ GOOOL Skënderbeu, shënon Bregu. Kombinimim spektakolar i lojtarëve ofensivë të Skënderbeut me kombinime Gripshi-Krasniqi-Bregu. Ky i fundit del i vetëm para Frashërit dhe pasi shtrin në tokë portierin, shmang edhe ndërhyrjen e mbrojtësve dhe dërgon sferën në rrjetë.

21’ Sibo përpiqet të mbyllë ndeshjen me një tentativë të fortë nga distanca, sfera kalon shumë lart mbi traversën e Frashërit.

18’ Shumë ndërprerje për faulle në mesfushë gjatë këtyre minutave, ritmi është shumë i ulët.

13’ Aksion i Çyrbjes në krahun e djathtë, harkimi në zonë largohet nga mbrojtja por sfera shkon te Limaj. Goditja e mesfushorit devijohet jashtë nga prapavija e Skënderbeut.

8’ Harkim i Gripshit në zonë, Et’hemi ndal sferën me dorë mes protestave të korçarëve por gjyqtari Xhaja nuk sinjalizon penallti.

6’ Goditje nga këndi për Skënderbeun që vazhdon të shtyjë drejt portës së Kukësit. Largon mes konfuzionit mbrojtja e verilindorëve

3’ GOOOL Skënderbeu, shënon Muzaka me penallti.

2’ Aksioni i parë për Skënderbeun nga këndi dhe Musolli shkakton penallti duke shtyrë Krasniqin n ë zonë.

1’ Nis ndeshja në Kamëz.

Kukësi-Skënderbeu 0-3
3′ Muzaka, 26′ Bregu, 90’+1’ Pervan

Kukësi: Frashëri, Et’hemi, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Musolli, Dzaria, Limaj, Çyrbja, Kordeiro, Rexhinaldo.

Trajner. Ernest Gjoka

Skënderbeu: Teqja, Abazi, Pëllumbi, Lulaj, Vangjeli, Dita, Sibo, Muzaka, Gripshi, Bregu, Krasniqi.
Trajner. Orges Shehi.