Skënderbeu bën lojën, golat i shënon Teuta dhe triumfon në Korçë (Video)

Teuta fiton sërish në Korçë, me rezultatin 1-2. Durrsakët e kanë fituar këtë finale për Ligën e Europës, edhe pse luanin në transfertë. Skënderbeu ka bërë lojën dhe ks pasur raste pa fund, por gjetur përballë një Isli Hidi të pakalueshëm. Sidibe dhe Bushiç shënuan golat e fitores për ekipin e trajnerit Shkëmbi, i cili humbi Bicajn dhe Osmanin për shkak dëmtimi.

Blerim Krasniqi ndezi shpresat e korçarëve pak minuta para fundit, por asgjë nuk ndryshoi më pas dhe Skënderbeu pësoi humbjen e radhës, duke e kompromentuar mjaft objektivin e pjesëmarrjes në Kupat e Europës. Ndeshja pati disa momente të diskutueshme, një rast penalltie të paakorduar nga kryesori Kola, si dhe rastin e golit të dytë të Teutës, ku pretendohet për faull ndaj Ditës. Ishte humbja e tretë radhazi për Skënderbeun, që mban vendin e 6-të, me 46 pikë, kurse Teuta renditet e treta, me 51 pikë.

 

Mbyllet ndeshja, 1-2

Ngulmon Skënderbeu, por pa mundur të shënojë.

89′ – Akordohen 5 minuta shtesë.

85′ – Vajushi në vend të Bushiç.

84′ – GOOOL. Skënderbeu shkurton diferencën 1-2. Bregu bën gjithçka nga e majta, spostohet drejt qendrës, gjuan fort dhe Hidi grushton, por aty vjen me shpejtësi Krasniqi, i cili realizon me kokë. 1-2.

 

80′ – Momente tensioni në fushë. Hakaj ndëshkohet me karton të verdhë  nga Kola.

 

76′ – Gripshi merr një pasim të gjatë nga e djathta në zonë, gjuan fort tokazi, reagon bukur Hidi me këmbë këtë herë.

74′ – Toskiç merr vendin e Bruno Ditës, trajneri Shehi mbyll zëvendësimet.

73′ – Vangjeli lëshon një gjuajtje kros, Hidi devijon me shumë vështirësi në goditje këndi.

67′ – Gripshi gjuan fort me të djathtën nga një pozicion diagonal, por tund vetëm rrjetën e jashtme.

62′ – Gripshi kroson në zonë, largon mbrojtja e Teutës.

58′ – Futet edhe Muzaka në fushë, largohet kroati Pervan.

57′ – Largohet kapiteni Radas te Skënderbeu, vendin e tij e merr Lulaj.

54′ – GOOOL. Dyfishon Teuta me Bushiç. Durrsakët i marrin topin  Ditës, i cili pretendon për një faull, por Kola vazhdon lojën. Kallaku pason drejt qendrës së zonës, ku Bushiç, mbi vijën fatale, nuk e ka të vështirë të shënojë. 0-2.

 

50′ – Dëmtohet edhe Osmani te Teuta, vendin  e tij e merr Beqja.

47′ – Skënderbeu hidhet në sulm i gjithi dhe fiton dy goditje këndi radhazi. Sibo gjuan drejt portës, Hidi bën mrekullinë me një tjetër pritje.

 

Nis pjesa e dytë pa ndërrime.

45+2′ – Bregu avancon bukur nga e mdjta dhe pason për Pervan në qendër, gjuan kroati dhe Hisi përsëri shpëton Teutën nga goli.

45′ – Largohet Ditmar Bicaj i dëmtuar, futet Shkalla te Teuta.

41′ – Krasniqi humb një rast ideal. Sulmuesi merr një zot në zonë dhe tenton pasin drejt qendrës, devijon Bicaj me dorë, por Kola nuk akordon penallti, gjuan sërish Krasniqi, por jashtë.

 

39′ – Tjetër pritje vendimtare e Hidit. Pas ekzekutimit të një goditje këndi, Dita gjuan me kokë, Hidi largon mbi vijën fatale.

 

38′ – Portieri Hidi reagon bukur ndaj goditje së Bregut, duke e devijuar topin mbi tra.

 

35′ – Gripshi kroson në zonë nga një goditje dënimi nga e majta, largon mbrojtja e Teutës.

33′ – Hakaj kroson në zonë, ku Progni shkakton faull ndaj portierit Teqja.

26′ – Dita pason bukur pë Bregun, i cili avancon drejt zonës dhe pason për Kasniqin. Ka një sinjalizim për pozicion jashtë loje, shumë i dyshimtë. Megjithatë, Hidi pret mrekullisht.

 

18′ – Radas ekzekuton një goditje dënimi nga e djathta, afër zonës së rreptësisë, topi shkon te Bregu, i cili gjuan, ka një devijim dhe goditje këndi.

 

17′ – Bushiç del përballë Teqjas, por ka një pozicion jashtë loje për sulmuesin kroat.

14′ – Ndërhyrje brutale e Gashit ndaj Vangjelit, i cili mbetet i shtrirë në fushë, por arbitri Kola nuk akordon karton të verdhë.

 

12′ – Bushiç dhe Progni kombinojnë bukur, por i dyti humbet kohë dhe më pas mbrojtja korçare largon rrezikun.

11′ – Bregu merr një top  nga Sibo dhe provon pasim në zonë, kthen mbrojtja e Teutës dhe vlonjati gjuan me të djathtën, por jashtë kuadratit.

5′ – GOOOOL. Teuta në avantazh. Arapi kroson nga e majta dhe Sidibe, i haruar në zonë, gjuan bukur me kokë, duke kapur në kundërkohë Teqjan. 0-1.

 

2′ – Abazi fut një top në zonë nga e majta, e kontrollon Devi Bregu, i cili gjuan fort, por në mënyrë të gabuar.

1′ – Nis ndeshja. Skënderbeu shkelmon topin e parë.

 

Skënderbeu-Teuta 1-2

Shënues: Krasniqi 84′ / Sidibe 5′, Bushiç 54′

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas (Lulaj 57′), Pëllumbi, Abazi, Dita (Toskiç), Sibo, Pervan (Muzaka 58′), Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: O.Shehi

Teuta: Hidi, Frashëri, Arapi, Bicaj (Shkalla 45′), Hakaj, Osmani (Beqja 50′), Sidibe, Gashi, Kallaku, Progni, Bushiç (Vajushi 85′). Trajner: B.Shkëmbi.

Arbitër: K.Kola

KV: Hakaj