Skautë të shumtë në kryeqytet, ndeshje mes Partizanit dhe Kukësit monitorohet nga të huajt

Partizani do të provojë të dielën të tregojë edhe njëherë tjetër se dueli i fituar ndaj Kukësit në luftën për titullin kampion, nuk është një rastësi. Të kuqtë, do të kenë përballë në shtëpi pikërisht Kukësin në ndeshjen e fundit të këtij sezoni, ndeshje në të cilën do të kurorëzohen edhe si kampionë pasi është edhe takimi i fundit në shtëpi për ta.

Sakaq, “Supersport” raporton se në tribunën kryesore të stadiumit “Selman Stërmasi” do të ketë skautë të shumtë të cilët do të kenë nën vëzhgim futbollistë në të dyja kampet për të provuar negociatat më pas me klubin për një aventurë jashtë. Partizani pritet që të paraqitet sërish me mungesa, kjo edhe për shkak se disa futbollistë janë me Kombëtare, por edhe se nuk ka më objektiva.

Nga ana tjetër, verilindorët rrezikojnë seriozisht vendin e dytë dhe fitorja është detyrim, ku përveç se futbollistët duhet të bëjnë mirë para skautëve, duhet edhe që të blindojnë vendin e dytë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/