

Në ditët e fundit, me merkaton që është në prag të hapjes zyrtare, kanë nisur edhe interesimet e para të klubeve për futbollistë të ndryshëm. Bajerni i Mynihut duket se do të jetë një nga klubet më aktive në këtë dritare merkatoje teksa bavarezët do të kërkojnë zëvendësuesit e dy të larguarve Roben dhe Riberi.
Objektivi i gjermanëve është Leroi Sane, sulmuesi anësor i Mançester Sitit. Këtë sezon, Sane nuk ka pasur minutat e kënaqshme në formacionin e ‘Qytetarëve’ ndërsa trajneri Pep Guardiola ka preferuar të aktivizojë më tepër Sterling dhe Bernardo Silva. Në këtë formë, Sane nuk e përjashton një rikthim në kampionatin gjerman, ku më parë ishte pjesë e Shalkes.
Megjithatë, si një kundërpërgjigje për ofertën e Bajernit të Mynihut, Siti ka menduar të përmisojë kontratën e Sane. Sipas raportimeve nga Anglia, skuadra e kampione është e gatshme t’i rrisë pagën javore sulmuesit, teksa klubi nuk kërkon ta humbasë, pasi cilësitë e Sanes dihen.
/EgiCabeli-VipSport.al/
more recommended stories
Përralla nr.2! Leisteri mund Çelsin dhe ngjitet në kreun e Premier Ligës (VIDEO)
Përralla e bukur e Leisterit të.
Krizë apendiciti dhe përfundon në operacion, Lacio humbet lojtarin më në formë
Një krizë e papritur apendiciti dhe.
Barela ka admirues në të gjithë Europën, Interi ka në organikë italianin më të kërkuar
Nikolo Barela shkëlqeu më shumë nga.
Haland: Ronaldo është inspirim, ai është një makineri. Më pëlqen Bundesliga
Kristiano Ronaldo pas gjithë arritjeve të.
Leave a Comment