Simeone fikson zëvendësuesin e Griezman, argjentinasi kërkon me çdo kusht talentin e Ajaks

Atletiko Madrid do të ketë një minus të madh në sezonin tjetër nëse nuk gjen alternativën e duhur për të zëvendësuar Antuan Griezman. Francezi ka njoftuar zyrtarisht se do të largohet dhe në verë klubi do të presë ofertat për sulmuesin, teksa PSG dhe Barcelona janë nga ekipet më të interesuara për shërbimet e Griezman.

Në këtë mënyrë trajneri Diego Simeone ka nisur të mendojë për atë që do të marrë trashëgiminë e Griezman në Madrid. Argjentinasi ka në mëndje profilin e duhur dhe po kërkon të afrojë te ‘Los Colchoneros’, një nga zbulimet e sezonit te Ajaksi. Bëhet fjalë për David Neres, i cili me teknikën dhe shpejtësinë në krah të sulmit mund t’i fusë kundërshtarët në telashe të mëdha.

Ndërkaq, si për të konfirmuar sezonin fantastik, 22-vjeçari ka marrë ftesën edhe nga Kombëtarja braziliane teksa do të grumbullohet për Kupën e Amerikës.

/EgiCabeli-VipSport.al/