Shumë kohë e humbur nga VAR-i, FIFA propozon futjen e reklamave për më shumë të ardhura

VAR-i po ndihmon arbitrat për rastet e dyshimta, por mund t’i ndihmojë federatat për të fituar edhe më shumë para. FIFA po sheh aktualisht mundësinë për të futur reklama në kohën që arbitrat shohin pamjet filmike.

Sa shumë ndeshje futbolli kanë përfunduar mes polemikash? Shumë…  VAR-i është konceptuar pikërisht për të evituar rastet e dyshimta dhe për të siguruar që rezultatet i përgjigjen asaj çfarë skuadrat japin në fushë. Që kur është futur VAR-i, ka pasur shumë diskutime për kohën e humbur duke pritur vendimin, pasi shihen pamjet filmike. Në këtë situatë, FIFA duket se ka gjetur “zgjidhjen”, duke futur reklama në “kohën e vdekur”.

“Carusel Deportivo” evidenton faktin se për vlerësimin e aksioneve të dyshimta në një ndeshje humbasin mesatarisht 27 minuta, gati 1/3-a e ndeshjes. Kjo kohë mund të përdoret për të fituar më shumë para nga sponsorët. Në “momentet e vdekura”, tensioni i tifozëve mund të shfryhet pak nga reklamat. Ajo që nuk është e qartë për momentin ka të bëjë me faktin se sa publiku do të arrijmë t’i kushtojë vëmendje kësaj kohe.

E përditshmja spanjolle “As” shkruan se të ardhurat nga reklamat në momentet e VAR-it do të ishin të konsiderueshme, nga 50 në 100 milionë euro. Një shumë e mirë për “kohën e vdekur” të ndeshjes. FIFA e ka hedhur propozimin dhe federatat po e vlerësojnë këtë mundësi, që do të sillte më shumë të ardhura, pa krijuar probleme në zhvillimin e ndeshjes. / Vipsport.al