Shqiptari më i pafat, e kapin duke vjedhur në ndeshjen e kalçetos… mes policëve

Një shtetas shqiptar është bërë protagonist i kronikës në Itali për një ngjarje shumë të veçantë. 33-vjeçari shqiptar kishte provuar të vidhte në dhomat e zhveshjeve të një kompleksi sportiv në Bollate, pranë qytetit të Milanos, por ka përfunduar në pranga, i arrestuar nga futbollistët në atë sfidë, të cilët ai nuk e dinte se ishin policë që po zhvillonin një sfidë mes tyre.

Shqiptari kishte provuar të hynte në dhomat e zhveshjeve duke menduar se lojtarët në fushën e kalçetos ishin të fokusuar te ndeshja. Por sjellja e tij i është dukur e dyshimtë një prej tyre, që e ka ndjekur dhe ka sinjalizuar të tjerët. Ai është gjetur “me presh ën duar” dhe në atë moment kishte provuar të largohej me vrap. Por personat që po luanin e kanë ndjekur dhe e kanë ndalur, duke i shpjeguar më pas se ishin të gjithë policë jashtë shërbimit, e kësisoj e kishin arrestuar.

Një arrestim i veçantë, pasi ishte kryer nga persona të veshur me komplete sportive, që u ka bërë përshtypje të pranishmëve që nuk dinin identitetin e “futbollistëve” në fjalë të cilët kishin zgjedhur atë fushë sportive për të kaluar një mbrëmje argëtimi mes miqsh, për fatin e keq të hajdutit shqiptar. /vipsport.al/