Shkurtaj: E vështirë për mua ndaj Luftëtarit, jam profesionist por nuk do festoj

Vasil Shkurtaj kthehet këtë javë përsëri në Gjirokastër, aty ku në vitin e fundit u kthye në një nga sulmuesit më të spikatur të Kategorisë Superiore. Ish-futbollisti i Luftëtarit, tashmë do të jetë pjesë e Kukësit të cilit iu bashkua në janar dhe shkon në këtë transfertë për herë të parë si “armik” para një tifozerie e cila deri pak muaj më parë e kishte idhull.

Gjithsesi, ai premton se do ët mundohet me çdo kusht të dalë si fitimtar nga stadiumi i Gjirokastrës, edhe pse pranon se do të respektojë maksimalisht tifozeirnë vendase.

“Është pak e vështirë për mua por jam profesionist e do bëj maksimumin që të bëj më të mirën për të marrë një fitore këtë sfidë. A do festoj nëse shënoj? Jo, jo, nuk do të festoj nëse bëj gol”, konfirmoi ai në një prononcim për RTSH ku sqaroi se pse Luftëtari mbetej një ekip i veçantë për të.

“Kam shumë shokë atje, atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe kjo ndihmon ekipin në çdo vit të arrijë objektivat që ka”, shpjegoi Shkurtaj “sekretin” e Luftëtarit. /vipsport.al/