Shkumbini-Luzi 2008, ekipi që plotëson Kategorinë e Parë vendoset në “Loni Papuçiu”

Ndeshja vendimtare për ekipin e fundit që plotëson Kategorinë e Parë mes Shkumbinit dhe Luzit 2008, do të zhvillohet në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, ditën e enjte, në orën 14:00. Ky është vendimi që ka marrë FSHF-ja për këtë ndeshje. Shkumbini u mund nga Veleçiku në “play-off”, kurse Luzi 2008 nga Elbasani.

Përveç njoftimit për datën, orën dhe stadiumin ku luhet ndeshja, në njoftimin zyrtar të FSHF-së publikohet sërish edhe rregulli për ekipin që do të plotësojë Kategorinë e Parë:

Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, në interpretim të rregullores së aktivitetit, dëshiron t’ju informojë në lidhje me skuadrën e cila do të plotësojë numrin e klubeve në Kategorinë e Parë për sezonin 2019-2020.

  • Dy ekipet që humbasin ndeshjet play-off do të zhvillojnë një ndeshje finale midis tyre për të përcaktuar skuadrën e tretë që do të qëndrojë ose ngjitet në Kategorinë e Parë.